Radio Valencia-Cadena SER ka raportuar së fundmi se drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Seko, ka udhëtuar në mesjavë drejt Spajës për të ndjekur miqësoren me Anglinë, pikërisht për të parë performancën e mesfushorit të Valencias, David Silva.
Seko ka takuar Hoze Vinsente Segiu, pefaqësuesin e Valencias, të cilit ika bërë ofertën zyrtare prej 30 milionë eurosh, 25 milionë në dorë, ndërsa pjesa tjetër do të jepet pasi të shikohet performanca në vazhdim e lojtarit.
Megjithë refuzimet e vazhdueshme të Valencias në lidhje me shitjen e “yjeve” të saj, Seko ka kërkuar një takim zyrtar me presidentin Vinsente Soriano, që mund të mbahet javën që vjen. Gjithashtu besohet që Juventusi do t’i ofrojë Silvës një kontratë 5-vjeçare, për 4.5 milionë euro në sezon..