Krerët e skuadrës kaliforniane La Galaxy duan David Beckham të kthehet duke nënvizuar se afatet dhe kushtet e vëna nga “Major League” për të arritur një marrëveshje përfundimtare të lojtarit tek Milani, tashmë kanë përfunduar. Duke e lënë atë të pavarur në këtë mënyrë ndaj çdo lloj oferte që mund t’i mbërrijë nga momenti në moment.
Sipas Ted Leiueke, administrator i deleguar i shoqërisë “Galaxy”, ekipi i Milanit ende ndoshta s’e ka kuptuar se i ka kaluar afatet që kishte caktuar Lega amerikane dhe kjo nuk i pengon ekipet e tjera që t’i bëjnë oferta Bekamit.
Mësohet se David është njohur me ofertën e re dhe tani është në dilemë ta lërë Milanin apo jo. Ka shumë gjasa që të ndodhë ajo e para.