AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 HOROSKOPI PER VITIN 2009 GAFORRJA LUANI VIRGJERESHA

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ergys
Admin


Numri i postimeve : 91
Join date : 11/02/2009
Age : 26
Location : ne zemren e fjolles

MesazhTitulli: HOROSKOPI PER VITIN 2009 GAFORRJA LUANI VIRGJERESHA   Sat Feb 28, 2009 2:24 pm

Gaforrja

Në vitin që sapo kaloi nuk do kenë munguar mundimet e vështirësitë për të lindurit në shenjën e gaforres. Jupiteri kundërshtues sigurisht që nuk të ka dhuruar situata entuziazmuese, ndoshta jo katastrofike, por sigurisht që ndonjë ngjarje të pakëndshme do ta kesh ndeshur rrugës. Nëse ke qenë furnizuar me masa mbrojtëse nga Saturni e Urani duhet të dish që edhe këtë vit që të dy do të vazhdojnë të të mbështesin. Yjet të shohin ta rimarrësh veten në masë të konsiderueshme, ndoshta të duhet të rinisesh e mbase disa çështje janë ende për t‘u formëzuar, por më e keqja ka kaluar. Do të gëzosh mbështetjen e energjive pozitive të ardhura nga yjet, të cilat këtë vit do të dinë të të mbushin me vendosmërinë për t‘i shkuar në fund synimeve të tua personale.

Për ta jetuar qetësisht Vitin e Ri duhet më shumë se kurrë të gjesh dhe të mbash një ekuilibër të qëndrueshëm brenda vetes, pasi do të mjaftonte një shkëndijë e vogël për të të shtyrë në krizë. Do jesh para nevojës për shumë garanci, për pika referimi, për dikë tek i cili të mund të hapesh sinqerisht dhe pa frikë.

Objektivi i vitit: të mësosh nga gabimet dhe përvojat e vështira e vitit të mëparshëm dhe të punosh me vetveten për të pasuruar botën shpirtërore.

Luani

Vjen prej një viti që nuk të ka ofruar as gëzime të mëdha e as dëshpërime të mëdha: një 2008 e qetë me ndonjë përjashtim të vogël. Në vitin 2009 Jupiteri do hyjë brenda Ujorit dhe do jetë mirë mos ta ngarkosh menjëherë egon personale me shumë qëllime ambicioze, pasi mund të të shkaktohet një ndjesi se nuk po merr shpërblimin e duhur. Motoja e vitit të ardhshëm mund të jetë: lum ai që kënaqet me atë që i ofrohet. Raportet bashkëshortore dhe ato me bashkëpunëtorët e afërt do të kenë nevojë për rishikim, ekziston edhe mundësia e ndarjeve, largimeve, ndoshta për shkak të transferimeve për motive pune. E rëndësishme është të mos lejosh të tërhiqesh nga situatat e mbushura me pengesa që në të vërtetë mund të të shkaktojnë edhe pakënaqësi. Në rast se do të mbetesh optimist duhet të analizosh më së miri atë që po të ndodh. Do të zbulosh se gjërat nuk janë aq keq sa ç‘mund të të duken në një moment të parë.

Shpirti luftarak i Marsit do të të transformojë në një luftëtar energjik të aftë të kalojë çdo lloj pengese. Nga gjysma e tetorit në jetën tënde do të nisë një fazë e gjatë tranzicioni që do të marrë fund në qershorin e vitit 2010: energjia nuk do të pakësohet dhe do të jesh në progres të pandërprerë.

Objektivi i vitit: të mos lejosh të ngadalësosh hapin prej pengesave që të vë përpara Jupiteri dhe të ndash gjithçka me ata që të rrethojnë.

Virgjëresha

Pas disa vitesh jo të lehtë gjatë 2008-ës vërejte avantazhe të konsiderueshme. Shumë të lindur nën shenjën e virgjëreshës do të kenë mësuar të mendojnë pozitivisht, t‘u gjejnë zgjidhje problemeve që kanë të bëjnë me lidhje të dikurshme apo situatave të pakëndshme në punë. Nëse je mes atyre që kanë ditur t‘u përshtaten ndryshimeve të nevojshme për të përmirësuar vetveten, gjatë vitit 2009 nuk do të të duhet të bësh tjetër veç ta vazhdosh edhe më tej atë proces rritjeje personale, pjekjeje, gjetjes së stilit më pak përzgjedhës e kritik të të jetuarit.

Nuk do të mungojë sensi i përgjegjësisë e kjo do të lejojë t‘u shkosh në fund planeve të tua. I vetmi aspekt negativ (përveç atyre periudhave të shkurtra të ndikuara nga planetët e shpejtë) do të jetë ai i përcaktuar nga kundërshtitë e Uranit. Ky planet i paparashikueshëm mund të shkaktojë një dëshirë të papërmbajtshme për çlirim brenda teje, por gjëja më e mençur do të ishte kujdesi, nuk duhet të reagosh menjëherë ndaj provokimeve të tij me lëvizje të vrullshme. Muajt e fundit të vitit të ardhëm do të jenë më të mirët kur vjen fjala për të ndërmarrë vendime të rëndësishme në jetën dhe karrierën tënde.

Objektivi i vitit: të shqetësohesh më pak në gjykimin e të tjerëve dhe të mos lësh të shpëtojnë rastet e mira për sukses në fushat praktike e sportive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albkosova.tk/
 
HOROSKOPI PER VITIN 2009 GAFORRJA LUANI VIRGJERESHA
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Bisedë & Argetim :: Argetim & Zbavitje-
Kërce tek: