Ç’ËSHTË EKONOMIA
Mesimi I ekonomisë si disiplinë e veqante ka filluar para me se dy shekujve.Ekonomisti Adam Smith e ka publikuar librin e vet nga lemi e ekonomisë në vitin 1776 me titull ‘’THE WEALTH OF NATIONS’’ ( Pasuria e popullit).Ai në kete libër analizon mënyrat se si vepron tregu, flet për organizimin e jetës ekonomike dhe metodat përmes së cilave do te realizohej një zhvillim I hovshëm ekonomik .
Lënda e ekonomisë përfshinë një spektër mjaft të gjërë qeshtjesh .Ajo aspiron të marrë përgjigjen në pyetjet : çfarë të prodhohet , sit ë prodhohet dhe për kë të prodhohet ?Pyetje këto që paraqesin fundamentin e ekonomisë së një vëndi. Ekonomia përcjell dhe studion ecuritë e ofertës dhe të kërkeses së individëve , të firmave dhe të ekonomisë ne nivel të vendit.
Ekonomia po ashtu trajton lëvizjet e çmimeve , të prodhimit , të punësimit dhe të papunësise ,të qarkullimit te brendshëm dhe të jashtem te mallrave . Ekonomia trajton mjetet financiare , bankat , kapitalin dhe pasurinë.Këto fushëveprimtari të ekonomisë mund të permblidhen ne një definicion te përbashkët : Ekonomia është disiplinë shkencore e cila studion dukuritë se si shoqëria I shfrytëzon dhe I shpërndan burimet te vet ate kufizuara me qëllim të prodhimit të produkteve dhe shpërndarjes së tyre ndërmjet konsumatorëve të ndryshëm. Ekonomia pra merret me mënyrën e përdorimit të burimeve material për të plotësuar nevojat e njerëzve.
E tëre problematika e ekonomisë ndërlidhet me pamjaftueshmërinë e burimeve , në njëren anë dhe me kërkesat dhe nevojat e pakufizuara të individëve dhe të ekonomisë në anen tjetër.Prandaj ekonomia jep përgjigje në mënyrat e të shfrytëzimit dhe shpërndarjes së burimeve të pamjaftueshme për te plotesuar kërkesat të cilat I tejkalojnë madhësitë e këtyrë burimeve.ndërlidhur me këtë përmes ekonomisë mësojme të zgjidhim një mori problemesh që kanë të bëjnë me mundesintë alternative për të plotësuar nevojat prodhuese apo personale.