AlbKosova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Ju rrefej trukimet ne Ballkan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ar2yy
vip
ar2yy


Numri i postimeve : 55
Join date : 13/02/2009
Location : Kosovë/Drenas

Ju rrefej trukimet ne Ballkan Empty
MesazhTitulli: Ju rrefej trukimet ne Ballkan   Ju rrefej trukimet ne Ballkan EmptyThu Feb 19, 2009 8:54 pm

Ju rrefej trukimet ne Ballkan

Imazhi i futbollit shqiptar merr një tjetër goditje në lidhje me çështjen e shumëpërfolur, atë të trukimit të ndeshjeve. Këtë herë është rrëfimi i njeriut të konsideruar si mbreti i mafies së futbollit ballkanik, Velibor Dzharovski Dzharo, që skalit emrin e Shqipërisë në listën e zezë. Me 5000 koncerte të organizuara dhe me 80 ndeshje futbolli të trukuara, Dzharo ka qenë një super figurë kriminale në ish-Jugosllavi dhe Maqedoni. Ai nuk ka frikë të flasë hapur rreth asaj që ai e quan “realizimin e jetës së tij”. Dzharo, madje, ka shkruar edhe një skenar dhe e ka portretizuar veten në një monolog dramatik në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë. Për disa njerëz, ai dhe jeta e tij janë të bëra prej legjende. Më 1988-ën, sekretariati jugosllav i Punëve të Brendshme e akuzoi për trukimin e 12 ndeshjeve futbolli dhe e burgos në Split, Kroaci. Asokohe, revista serbe e sportit “Tempo”, e quajti Dzharon “e keqja më e madhe e futbollit jugosllav”. Megjithatë, akuzat u hodhën poshtë dhe Dzharo rifitoi lirinë. Pati zëra se, zyrtarë nga Federata Jugosllave e Futbollit kishin frikë se, Dzharo do t‘u nxirrte të palarat, por kjo nuk u konfirmua kurrë. Rrëfimi i tij u bë para një reporteri nga OCRP (Organized Crime and Corruption Reporting Project - Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit) dhe u botua më 17 shkurt në “Macedonian Football”. “Unë ia nisa si futbollist, duke luajtur 6 muaj për Ovce Pole në 1968-ën dhe për 3 vite me FC Jugokota, rrëfen Dzharo. Nuk isha lojtar i mirë, sepse më pëlqente shumë më tepër të vija baste sesa të luaja. Gjithashtu isha shumë herë më i mirë në organizimin e festave të natës dhe mblodha goxha para nga kjo. Trajneri zakonisht më fuste në lojë si mbrojtës i majtë sa herë që na duhej të humbnim një ndeshje. Fillova një goxha biznes në Jugosllavi në 1973-shin”. “Mbreti” nuk ngurron edhe të japë detajet e realizimit të pazareve. “Në çdo klub ndodhet një person i dobët, ndonjë lojtar me borxhe bixhozi, ndonjë tjetri i duhen para për të kënaqur të dashurën, e kështu me radhë. Zakonisht kërkoja për ndonjë mesfushor, apo portier. Këtij të fundit s‘i mbetet gjë tjetër për të bërë, veçse ta lërë topin të hyjë në rrjetë. Por lojtari duhet të jetë profesional. Ai duhet ta bëjë ‘gabimin‘ në një mënyrë të tillë që të mos vihet re nga publiku. S‘është hiç mirë kur ai merr karton të kuq, apo penallti. Kushdo (që trukon ndeshje) kështu vepron, edhe në Evropën Perëndimore”. Ndërsa thekson se mundësitë që autoritetet e futbollit t‘i zbulojnë këto trukime janë shumë, shumë të vogla. Por kur flet për kampionatin maqedonas, ai i bashkëngjit edhe atë shqiptar, si dy kampionatet më të dyshuara. “Maqedonia është një pikë e zezë në Evropë…, vazhdon Darzho. Ndeshjet në Maqedoni dhe në Shqipëri janë të vetmet që nuk merren parasysh nga asnjë shoqëri bastesh në Evropë, sepse ekziston dyshimi i madh për trukimin e tyre. Një herë që u vendosën në baste nga një shoqëri norvegjeze, por sapo nordikët morën vesh se si shkonin gjërat këtu, i përjashtuan menjëherë”. Ai sqaron se njeh shumë lojtarë që trukojnë ndeshje, por për arsye të ndryshme nuk dëshiron të publikojë emra. Por zbardh situata në të cilën ndodhin trukimet: “Nëse një skuadër lufton për ndonjë vend në një nga kupat evropiane, ose është në rrezik të humbë ndonjë vend në renditje në Premiere Ligë, shpesh ndeshjet trukohen. Nga ana tjetër, këto skuadra, kur luajnë në Kupat e Evropës, qëllim kryesor kanë trukimin në bashkëpunim me kompanitë e basteve sytë i kanë nga kompanitë e basteve”, përfundon rrëfimin e tij Dzharo.

Burimi: Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.AlbKosova.TK
 
Ju rrefej trukimet ne Ballkan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Sport :: Futbolli shqiptar-
Kërce tek: