Torres: Jam pёrmirёsuar nёn drejtimin e Benitez
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka lavdëruar menaxherin e tij Rafael Benitez, duke thёnё se ai ёshtё ngritur nё mёnyrёn mё tё mirё si lojtar nёn drejtimin e tij.
“Futbolli anglez ka qenё i mirё pёr mua pёr shkak tё karakteristikave tё tij: ёshtё i shpejtё, direkt dhe ka pak ndalime, dhe i ёshtё pёrshtatur lojës time mё shumё se futbolli spanjoll”, ka thёnё Torres.
“Kualitetet e mia natyrale, shpejtësia, fuqia, përshtaten nё Premierligё. Rafa kishte kërkuar sulmues me karakteristikat e mia, ndonjë tё shpejtё i cili mund t’i befasojё mbrojtësit dhe tё dalё prapa tyre, por megjithatë mё duhej tё mësoja shumё”.
“Pёr shumё trajnerё, aspekti taktik i lojës nuk ёshtё i rёndёsishёm aq, por pёr Rafa ai ёshtё fundamental; ai e din mёnyrёn se si do tё vendosemi ne, lëvizjet dhe organizimin. Kam mësuar shumё. Ka qenё vërtet kënaqësi pёr mua tё punoj me Rafa”, ka shtuar sulmuesi spanjoll.