Vetëm frikë dhe dëm psikologjik fatmirësisht, përveç avionit personal të dëmtuar.
Kështu është përkufizuar aventura e keqe e spanjollit Fernando Alonso që mbylli pushimet në Kenia, me një aksident ajror që nuk pati pasoja për pilotin e Formula 1, dhe familjen e tij.
Gjithçka ndodhi në aeroportin e qytetit të Malindit. Gjatë një manovre për të gjetur pistën e ngritjes, një krah i charterit të Alonsos është përplasur me një garazh avionësh dhe më pas është shkatërruar.
Shpejtësia e reduktuar gjatë përplasjes, ka evituar probleme edhe për pilotin e avionit, Alberto Fernandez dhe dy familjarë të tjerë të Alonsos. Ky i fundit ishte prej ditësh mik në resortin "Lion in the sun", pak chilometri nga Malindi, që është pronë e Flavio Briatores.