KY ËSHTË PASAZHI MË I FAMSHEM I POEMËS ‘’Eugjen Onjegini’’,çasti kur Tatiana, me një letër të guximshme dhe shum të ndier, duke guxuar të ngrihet kundërr zakonit dhe normave hipokrite të shoqërisë , ia shfaq vetë dashurinë Onjeginit ,pa pritur qe ai te hedh hapin I pari.Pasazhi është bërë I famshëm sidomos për faktin se ketu Pushkini ka shkrire tërë artin e vetë dhe poezia në origjinalin rus tingëllon me një harmoni të përkryëer.Breza të terë rusesh dhe njohes të rusishtes e kanë mesuar dhe vazhdojë ta mesojnë përmendesh këtë pasazh, ku derdhet tërë pasuria shpirterore e vashës së re!
Letër e Tatjanes Onjeginit
“Po marr guximin që t’ju shkruaj…
Ç’do deshit më veç shpirtiti t’im ?
E di , se ësht’ e drejta juaj
Të më dëenoni me pëerqmim.
Po ju që shihni si po vuaj
Me pak m mëeshirë , sado pak ,
Nuk do më mprapsni zemërak !
Më parë desha të rri qetë :
Për turpin t’im , mbeso –më-ni :
Ju s’do të dinit kur se si ,
Po të mund të shpresonja vetë
Që, kue e kur , me plot hare,
Të kem t’ju shoh këtu tek ne ,
Që t’ju dëegjoj si kuvendoni,
T’ju them një fjalë , dhe pastaj
Në zemër veç një mall të mbaj ,
Veç gjer sa te rish të më takoni..
Po thonë se ju s’rini dot :
Në fshat të heshtur ju mërziti ;
E ne … ne rrojmë më të kot,
Plot gas se vini – e na aviti .
Pse arthtë te ky vend I qetë ?
T’ju njoh s’do kisha kurrë fat,
S’do kasha turbullimn’ e shkretë .
Dhe afsh’ I shpirit t’im ne jetë
Duk’ u qetuar ( kushedi ! ),
Një mikut mund t’I bësha mike,
Dhe shoqe – e jetës e besnike ,
Dhe zonj’ e ndershme për shtëpi.
‘’Një tjetër …Jo,askujt në j etë
Nuk do ti falnja dashuri!
E ka vendosur Qqielli vetë
Jam jotja në përjetësi;
Gjithe jeta ime më pat qënë
Një peng se ty do të takoj;
Se Zoti jetën ma ka dhënë
Që gjer në varr të t’adhuroj…
Përhera të kam ëndërruar;
Të ndjenja fellë mu në gjit
Me atë vështrim që më trondit,
Në zemër shpesh ta kam dëgjuar
Ty zërin…Jo, s’ish ëndërrim!
Dhe sapo hyre , të kuptova,
Më preke fortë, u përvelova
Thashë:ësht’ ai, thesari im!
S’është e vertetë ? po, të kam ndjerë:
Më flisje , kur me dhemshuri
Ndihmonaj njerëzit e mjerë
Më sillte lutja qetësi,
Edhe tashi,ndaj kësaj grime,
A nuk je ti , o ëndrra ime,
Që n’errësirë po ndriqon
E vjen më prek me nur e hijë?
S’je ti që plot prej dashurje
Shpres’ edhe gas më murmuron?
Kush je ti? Engjëll me shpresë,
Apo jë lajkatar pa besë?
Ma hiq tashi këtë dyshim:
Kjo mbase nj’ ëndër mund të jetë,
Për zemren time një gënjim,
E ndryshe krejt fat’ I vërtetë…
Po edhe kështu.Jet’ edhe fat
Veq tu që sot t’I kam besuar
Më qan me lotë shpirt’ I ngrat
E mprojtje vi për te kërkuar…
Mendo :jam vetë s’kam ku flas,
Askush nuk mund të më kuptojë,
Mendja fillon të më lëshojë,
Në heshtje duhet të humbas .
Të pres:ti eja siq me k’ënda
Dhe shpresat ngjall-m ‘ I përseri,
A ma prish ëndrrën që tashi
Me të qërtuar të rënda!
Mbarova! s’mund të rilexoj…
Po vdes nga frike’ turperuar…
Po nderit t’uaj I besoj,
Me plot guxim duke shpresuar…”