Gruaja shtatzene tregon barkun se akuzohet per grabitje
Një grua shtatzënë australiane thotë se iu desh të tregonte barkun kur punonjësit e supermarketit e akuzuan për grabitje. Ata i thanë se do të njoftonin policinë, duke besuar se e kishte mbushur këmishën me artikuj të vjedhur. Kur roja i sigurimit njoftoi policinë dhe ata mbërritën për 3 minuta, ajo u detyrua të zhvishet që të tregojë se është vërtet shtatzënë dhe nuk kishte grabitur gjë. 40-vjeçarja e ka paditur rastin në policinë e Springfield, duke thënë se i janë dhunuar të drejtat e njeriut. Stafi i supermarkatës pohoi se një rast i tillë kishte ndodhur edhe një javë më herët.
Burimi: Tirana Observer