Familja e kthen shtepine ne kopsht zoologjik
Një çift e ka kthyer familjen në kopsht zoologjik. Mark Amey dhe Siouxsie Gillet i morën kafshët nga qendra e strehimit të kafshëve për në shtëpinë me tre dhoma në Bovington, Hertfordshire. Ata duan ta rimodelojnë për të strehuar një shumëllojshmëri kafshësh. Për momentin shtëpia e tyre është gati “të shpërthejë”. Ata kanë 30 gjarpërinj helmues në një dhomë, por edhe 30 akrepa vdekjeprurës, ndërsa breshkat jetojnë në dhomën e ndenjes. Derrkucët jetojnë në kopsht, ndërsa krokodili në pishinë. Brenda në shtëpi gjenden edhe tre iguana, gjashtë tarantula, bufi dhe më shumë se 100 peshq.
Burimi: Tirana Observer