Zyrtari merr ndihma sociale ne emer te maces
Një zyrtar publik në Brazil ka marrë ndihma sociale për shtatë muaj rresht në emër të kafshës së tij të adhuruar shtëpiake, maçokut katërvjeçar me emrin Billy. Maçoku Billy, të cilin zyrtari publik e ka njoftuar si rast social, ka marrë ndihmë mujore në vlerë prej 10 dollarësh. Edhe pse shuma është simbolike, ai prapëseprapë është dënuar. Pasi është zbuluar, zyrtari është paditur për korrupsion. Dënimi do të jetë edhe më i lartë, duke qenë se është autoritet. Në Brazil janë rreth 10 milionë familje të varfra të cilat marrin ndihmë financiare nga qeveria e shtetit.
Burimi: Tirana Observer