AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 E perdhunojne dhe e lene shtatzene djemte e xhaxhait

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
GenttoGolD
Admin


Numri i postimeve : 237
Join date : 10/02/2009
Location : Kosovë/Drenas

MesazhTitulli: E perdhunojne dhe e lene shtatzene djemte e xhaxhait   Thu Feb 19, 2009 6:22 pm

E perdhunojne dhe e lene shtatzene djemte e xhaxhait

Dukuria e incestit zbret nga Gramshi në rrethin e Elbasanit. Rasti i paprecedent shënohet në fshatin Plangaricë të Komunës së Gracenit, rreth 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Një 18-vjeçare ka mbetur shtatzënë me dy kushërinj të saj, që kanë kryer këtë akt të turpshëm me dhunë. Ngjarja ka ndodhur shtatë muaj më parë, por vetëm kur vajza nuk ka mundur më t‘ua mbajë të fshehur prindërve ka zbritur në qytet për të bërë denoncimin në Policinë e Elbasanit. Sipas burimeve policore, janë shpallur në kërkim B.Çullhaj dhe M.Çullhaj, kushërinj me njëri-tjetrin, pasi kanë përdhunuar vajzën e xhaxhait të tyre, N.Çullhaj, e cila për pasojë është shtatzënë prej shtatë muajsh. Ka qenë vetë 18-vjeçarja, e shoqëruar nga prindërit e saj, që ka bërë kallëzim penal dje në Policinë e Elbasanit për përdhunimin nga njerëzit e të njëjtit gjak. Sipas deponimeve të vajzës, më saktë ngjarja e kobshme ka ndodhur më 15 gusht të vitit të kaluar, kur ajo ishte bareshë me dele në një shpat mali të fshatit Plangaricë. Kushërinjtë e parë të saj, B.Çullhaj 19 vjeç dhe M.Çullhaj 16 vjeç, e kanë thirrur kushërirën në shoqërinë e tyre në një lëndinë afër tufës së deleve dhe aty kanë kryer aktin seksual me dhunë. Vajza, sa nga turpi aq edhe nga frika e prindërve dhe opinionit, e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje, pa e ditur se mund të kishte mbetur shtatzënë. Por tre muaj pas përdhunimit ajo i ka kërkuar nënës së saj që ta çonin në spital, pasi ishte sëmurë. Kanë qenë mjekët e spitalit gjinekologjik të Elbasanit ata që kanë faktuar shtatzëninë e saj. Pas kësaj, vajza ka shkuar në një qendër për mbrojtjen e grave në Elbasan, ku edhe ka treguar për përdhunimin. Psikologët e kësaj qendre kanë këshilluar kryerjen e denoncimit pak ditë më parë dhe dje 18-vjeçarja, bashkë me prindërit janë drejtuar në Komisariatin e Policisë së Elbasanit. Sipas burimeve të kësaj të fundit, tre agjentë të policisë janë drejtuar për në fshatin Plangaricë, por nuk është bërë e mundur kapja e përdhunuesve, pasi ata ishin larguar në drejtim të paditur sapo kishin marrë vesh për rrjedhojat e krimit të tyre. Ndërkohë, materialet për hetime të mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë së këtij rrethi dhe dy djemtë akuzohen për “marrëdhënie seksuale me të mitura të moshës 14 - 18 vjeç e kryer në bashkëpunim”, si dhe “marrëdhënie seksuale me persona në gjini”. Ky është rast i përsëritur në Qarkun e Elbasanit. Dy vjet më parë, në një fshat të Gramshit, babai la shtatzënë vajzën e tij të mitur dhe më pas u dënua nga drejtësia.

Burimi: Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E perdhunojne dhe e lene shtatzene djemte e xhaxhait
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Shtypi dhe politika :: Aktualitete shoqërore-
Kërce tek: