AlbKosova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 QELIZA

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ergys
Admin
ergys


Numri i postimeve : 91
Join date : 11/02/2009
Age : 33
Location : ne zemren e fjolles

QELIZA Empty
MesazhTitulli: QELIZA   QELIZA EmptySun Feb 15, 2009 3:10 am

Qeliza

Qeliza është njësia thelbsore, funksionale strukturale e të gjitha organizmave të gjalla, bartëse e jetës, sepse në të zhvillohen të gjitha proceset jetësore (funksionet).

Qeliza është trupthi i cili është i mbështjellur me mbështjellës qelizor. Ajo është e mbushur me lëngun e dendur qelizor – citoplazmëm. Në të janë të vendosura pjeset e imëta qelizore – organelet, të cilat kryejnë funksione të ndryshme jetësore.

Qelizat sipas formës janë të ndryshme. Qelizat shtazore mund të kenë formë të drejtkëndëshit, pllakore dhe cilindrike (qelizat epiteliale), zgjatore (q. Muskulore), yjore (q. Eshtrore), të degëzuara (q. Nervore) etj.

Qelizat shtazore janë më të vogla se sa ato bimore. Të mëdhatë janë disa qeliza speciale, siç janë vezet e shpendëve. Ndër to vigan i vërtëtë është veza e struthit, e cila është e madhe sa 36 vezë të pulës.

Në vitin 1873 para së të shpallej teoria qelizore, shkenctari çek Jan Evangelista Purkyně vështroi grimca të vogla të indeve të gjethes ndëpërmjet mikroskopit. Kjo teori u krijua në vitin 1839 nga Matthias Jakob Schleiden dhe Theodor Schwann të cilët thanë se çdo qenie e gjallë e organizëm përbehej nga një ose më shumë qeliza.

Qelizat ndahen në:

* Eukariote
* Prokariote

Qeliza është njësia baze ndertimore dhe funksionale e organizmit. Organizmat e gjallë ndërtohen (trupi i njeriut rreth 100 trilion) nga disa llojë qelizash të cilat biologët dhe kimistët i klasifikojne në disa grupe:

* Qelizat dhjamore janë si fluska shumë të vogla ku secila mban një rruazë të vetme të vyer si rezerve energjie.
* Qelizat e gjakut përbëjnë thuaj se gjysmën e qelizave të trupit të njeriut. Qelizat e kuqe të gjakut shpërndajnë oksigjenin në organizëm. Organizmi i njeriut prodhon në çdo sekondë rreth 2 milion qeliza të reja.
* Qelizat nervore janë telat e trupit, d.m.th nëpërmjet tyre bëhet shpërndarja e sinjaleve elektrike me një shpejtësi prej qindra kilometrave në orë. Truri i njeriut ka rreth 100 milliardë qeliza nervore.
* Qelizat kockore. Edhe pse në shikim të parë kocka duket e vdekur dhe është e fortë si shkëmbi ajo ndërtohet nga qëliza të gjalla. Qelizat e rrethojnë veten me minerale në mënyrë që ta bëjnë kockën të fortë.

Po ashtu janë edhe disa grupe tjera më të vogla si p.sh.: Qelizat e syrit të cilat në pjesëne syrit të njeriut kapin dritën me të cilen i mundësojnë atij që të shohin; Qelizat gjëndërore përbëjn mukusin e hollë në hundë dhe zorrët; Qelizat e spermës, kur një qelizë sperme e burrit bashkohet me një qelizë vezë të femrës, ato formonjnë një jetë (organizem) të ri.; Qeizat e lëkurës, në sipërfaqe mbronë pjesët delkate të organizmit nga ngacmimet e jashtme; Qelizat e bardha të gjakut janë si një lloj ushtartrie lëvizëshe dhe i gjuajnë mikrobet.
Si qelizat e para padyshim merren qelizat prokariote- greq. pro-para, kayro-berthame , te cilat kanë një ndërtim relativisht mjaft të thjeshtë. Ato nuk kanë bërthamë të diferencuar dhe të vetmen bazë qëkanë atë ADN nuk është e diferencuar pra nuk ka membranë. Qelizat që kanë formë, funksion dhe ndërtim të njejtë e përbëjnë një ind.


Çdo qelizë ka veti të ndryshme, disa nga këto veti janë:

- Riprodhimi - me anë të ndarjes binare, mitozës ose mejozës
- Metabolizmi -
- Reagimi ndaj ngacmimeve të jashtme, si ndryshimi i tempëraturës apo pH-së

burimi i informacioni: wikipedia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albkosova.tk/
 
QELIZA
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Te mësojmë me shume :: Biologji-
Kërce tek: