AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 West Side Family serish kenge Edi Rames

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
GenttoGolD
Admin


Numri i postimeve : 237
Join date : 10/02/2009
Location : Kosovë/Drenas

MesazhTitulli: West Side Family serish kenge Edi Rames   Sat Feb 28, 2009 8:50 pm

West Side Family serish kenge Edi Rames

I zgjodhi për fushatën për kryetar bashkie dhe fitoi. Mbase janë të mbarë tre djemtë e grupit “West Side Family”, për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Tani që po afrohen zgjedhjet 2009 në qershor, kanë filluar përgatitjet për këngën e fushatës së PS-së. E ka shumë të ngjarë që të jetë një realizim që do të këndohet nga ky grup, dhe krijuar nga kompozitori Klodian Qafoku. Edhe pse këngëtarët kanë preferuar ta mbajnë të fshehtë, thuhet se do të jenë pikërisht Flori, Landi dhe Miri, ata që do të këndojnë “himnin” e fushatës zgjedhorë 2009 të Partisë Socialiste. Për publikun do të jetë rënie në përsëritje, në imazhin e krijuar disa vite më parë, kur Edi Rama me pantallona shumë të gjera këndoi së bashku me djemtë. Të gjithë e kujtojnë reagimin e publikut gjatë prezantimit të këngës “Tirana Jonë”. Në fillim kur dolën djemtë e grupit në skenë, u pritën normalisht, por kur u shfaq Edi pas tyre, pati një reagim të fortë, që u komentua atëherë e ngjashme me ndonjë finale “Champions League”. Dalja e Edi Ramës si këngëtar, me tekstin e shkruar nga vetë ai që nis me vargun; “Shumë zhurmë, shumë zhurmë”, u plotësua edhe me një klip, ku merrte pjesë dhe ishe dashura e tij, Rudina Magjistari. Tani le të presim këtë realizim të ri, që ndryshe nga bashkëpunimi i parë që mbështeste fushatën e Edi Ramës për Kryebashkiak të Tiranës, tani mbështet atë si kryetar partie. Shumë këngëtarë, janë bërë pjesë e fushatave të politikanëve, duke i shoqëruar ata në koncertet për mbylljen e fushatave në Tiranë e rrethe. Njëri nga ata është Ermal Mamaqi, i cili realizoi një këngë, me të cilën mbështetej fushata e Sokol Olldashit për kryetar bashkie.

Burimi: Panorama Plus
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
West Side Family serish kenge Edi Rames
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Info & Lajmerime :: V.I.P-
Kërce tek: