AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Rrefim i shkurte nga Gjuha Gjermane

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
GenttoGolD
Admin
avatar

Numri i postimeve : 237
Join date : 10/02/2009
Location : Kosovë/Drenas

MesazhTitulli: Rrefim i shkurte nga Gjuha Gjermane   Fri Feb 13, 2009 11:33 pm

Rrefim i shkurte nga Gjuha Gjermane

Gjermanishtja është gjuha zyrtare dhe më e folur në Gjermani.[59] Ajo është një nga 23 gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian, dhe një nga tri "gjuhët punuese" (gjuhë në të cilat mund të udhëhiqen seancat) të Komisionit Evropian, së bashku me Frëngjishten dhe Anglishten. Gjuhët e njohura minoritare vendase zyrtare në Gjermani janë Gjuha Daneze, Gjuha Sorbiane, Gjuha Romany dhe Gjuha Frisiane. Ato mbrohen zyrtarisht nga ECRML. Gjuhët më të përdorura imigrante në Gjermani janë Gjuha Turke, Gjuha Polake, Gjuhët Ballkanike dhe Gjuha Ruse.
Gjermanishtja standarde është Gjuhë Gjermanike perëndimore dhe është e lidhur ngushtë, si dhe klasifikohet së bashku me me Anglishten, Holandishten dhe Frisianishten. Në masë më të vogël, gjermanishtja është gjithashtu e lidhur me Gjuhët Gjermanike Lindore (të zhdukura) dhe Gjuhët Gjermanike Veriore. Pjesa më e madhe e fjalorit Gjerman rrjedh nga dega Gjermanike e Familjes Indo-Evropiane të gjuhëve.[60] Ekzistojnë një numër i konsiderueshëm i fjalëve që rrjedhin nga Latinishtja, Greqishtja, një numër më i vogël nga Frëngjishtja, dhe së fundmi edhe nga Anglishtja (ky grup fjalësh njihet si Denglisch).Gjermanishtja shkruhet në alfabetin latin. Përveç 26 shkronjave standarde, Gjermanishtja ka tri zanore me Umlaut, përkatësisht ä, ö dhe ü, si dhe Eszett ose scharfes S (s e mbrehtë) e cila shkruhet si "ß" ose " ss ".
Dialektet Gjermane dallohen nga format e Gjermanishtes standarde.
Dialektet Gjermane janë format tradicionale lokale dhe rrjedhin nga
fiset e ndryshme Gjermanike. Shumë nga to nuk kuptohen lehtë nga dikush
që flet vetëm Gjermanishten standarde, për shkak se ato shpesh dallojnë nga Gjermanishtja standarde në leksikon, fonologji dhe sintaksë.
Përreth Botës, Gjermanishtja flitet nga rreth 100 milion folës amtarë dhe gjithashtu rreth 80 milion e flasin si gjuhë të huaj ose të dytë.[61] Gjermanishtja është gjuha kryesore për rreth 90 milion njerëz (18%) në Bashkimin Evropian.
67% e qytetarëve Gjermanë pretendojnë të jenë në gjendje të komunikojnë
në së paku një gjuhë të huaj dhe 27% në së pak dy gjuhë të huaja.[62]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Rrefim i shkurte nga Gjuha Gjermane
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Gjuhët ndërkombëtare :: Gjuhë Gjermane-
Kërce tek: