AlbKosova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Poezia Angleze

Shko poshtë 
AutoriMesazh
GenttoGolD
Admin
GenttoGolD


Numri i postimeve : 237
Join date : 10/02/2009
Location : Kosovë/Drenas

Poezia Angleze Empty
MesazhTitulli: Poezia Angleze   Poezia Angleze EmptyFri Feb 13, 2009 11:32 pm

Poezia Angleze



Poema më e vjetër angleze e cila mendohet të jetë shkruar në vendin e
njohur sot me emrin Angli, është shkruar në anglishten e vjetër e cila
është e pakuptueshme për shumicën e anglisht-folësve të sotëm.
Gjithashtu poetët anglezë të asaj kohe kishin për zakon të shkruanin
dhe në Latinisht apo dhe në Greqishten klasike.

Gjuha angleze u përhap shumë dhe jashtë kufijve të Anglisë si pasojë e
përparimit të tregetisë si dhe me rritjen e Perandorisë Britanike. Sot,
vetëm një përqindje e vogël anglish-folësish jetojnë në Angli. Në të
njëjtën kohë shumë shkrimtarë shkruajnë sot anglisht edhe pse
anglishtja nuk është gjuha e tyre amtare. Gjithashtu Poezia Angleze
përfshin krijimtarinë e popullsisë Amerikane,Australiane, Kanadeze dha
atë të Zelandës së re. Që prej vitit 1922, poezia Irlandeze është parë
si një degë tjetër e letërsisë angleze.


Poezia më e hershme angleze


1. Poezia e vjetër Angleze

Poema më e vjetër angleze e dokumentuar, titullohet 'Beowulf'. Kjo
poemë epike është shkruar në gjuhën e Saksonëve (pra anglishten e
vjetër). Fillimisht poema nuk kish titull, por nga shekulli i 19të
filloi të quhej 'Beowulf' sipas emrit të heroit Skandinav për aventurat
e të cilit bën fjalë dhe vet poema. Edhe pse poema ka faktorë
historikë, vetë ngjarja dhe heroi kryesor, janë krijime të imagjinatës
së autorit.

Mendohet se Beowulf, mund të jetë shkruar në
formë elegjie kushtuar një mbreti i cili ka vdekur në shekullin e
shtatë, por poema nuk ka informacione të mjaftueshme për saktësimin e
emrit të këtij mbreti. Ceremonia e varrosjes ngjan deri diku me relikat
e gjetura në Sutton Hoo, por nuk ka efidenca të mjaftueshme që të
mbështesin lidhjen në realitet të poemës me relikat e gjetura. Poema
mund të jetë kompozuar rreth viteve 700 dhe transmetuar ndër vite
nëpërmjet gojëdhënave, derisa më në fund është shkruar. Dokumenti i
vetëm origjinal i kësaj poeme i përket vitit 1000 dhe sipas
dorëshkrimit mendohet të jetë shkruar nga dy njerëz. Në lidhje me
autorësinë e kësaj poeme, Bede supozon se poema është krijim i Cædmon,
por deri sot nuk janë gjetur dokumenta që sqarrojnë autorësinë e saj.

Në shek e 16të pronar i dorëshkrimit origjinal të poemës ishte Lawrence
Nowell. Më pas në shek 17të u bë pjesë e koleksionit të Robert Bruce
cotton, ndaj dhe njihet si Cotton Vitelllius A.XV. Poema u dëmtua shumë
gjatë një zjarri në vitin 1731. Kopja e parë e poemës u bë nga
studiuesi Grímur Jónsson Thorkelin në 1818. Kjo kopje mbahet si më
origjinalja sot, pasi gjatë viteve peoma ka pësuar ndryshime të tjera,
por gjithsesi mendohet se dhe Thorkelin ka bërë ndryshimet e tij gjatë
kopjimit.

Beowulf midis elementeve pagane dhe folklorike
përmban dhe elemente fetare. Shume studiues mendojnë se epika është
krijim i shumë njerzve por ka të tjerë që mendojnë se poema është
simboli i tranzicionit nga paganismi në Krishtërim, në Britaninë e
hershme.

Pas gjithë supozimeve dhe dokumentave, Beowulf
shënon fillimin e poemave Anglo-Saksone. Shumë poema të kësaj periudhe
nuk mund të vendosen kronologjikisht sipas datave, nga mungesa e
dokumentacioneve. Megjithatë shumë prej tyre mund të identifikohen me
momente të veçanta kohore. Mendohet se poema "Ëndërra e Rrugës" është
shkruar para vitit 700 të erës sonë, pasi sipas kërkimeve të studimeve
pjesë të poemës u shkruan mbi kryqin Ruthwell pikërisht në vitin 700.
Punimet e nënshkruara nga poeti Cynewulf, titulluar "Krishti II",
"Elena", "Fatet e Apostujve" dhe "Xhuliana" mendohet të jenë shkruar në
shek. e VIII-të. Poema të tjera të cilat përshkruajnë ngjarje historike
mendohen të jenë shkruar fill pas këtyre ngjarjeve të tilla poema janë
"Beteja e Brunanburh (937) dhe Beteja e Maldon (991).

Gjithsesi, në përgjithësi poezia Anglo-Saksone është kategorizuar më
shumë nga mbishkrimet të cilat i rezistuan kohërave dhe jo nga datat
kur këto dorëshkrime mendohet të jenë shkruar. Dorëshkrimet më të
rëndësishme janë katër kodikët poetikë të fundshekullit të X dhe
fillimit të shek të XI, të njohura si "Dorëshkrimet e Caedmon", "Libri
i Vercellit", "Libri i Exeter" dhe "Mbishkrimi i Beowulf".

Krijimet që i rezistuan kohërave janë të pakta në volum, por të
tematikave të shumllojshme. Beowulf është e vetmja poemë heroike-epike
që është dokumentuar e plotë, gjithsesi janë gjetur frakmente poemash
të tjera si "Waldere" dhe "Finnsburg" të cilat trajtojnë të njëjtën
tematikë. Në krijimet e dokumentuara ka krijime të cilat përfshijnë
vargun fetar dhe trajtojnë temat e devotshmërisë dhe biblës; janë
gjetur gjithashtu elegji si "Endacaku", "Lundërtari" dhe "Rënojat" si
dhe proverba dhe fjalë të urta. Përveç "Poemës me Rimë" (e cila u quajt
kështu si rrjedhojë e rimës së përdorur), poemat e tjera Anglo-Saksone
janë shkruar me vargun aliterativ (varg ku ritmi i theksave përforcohet
nga përsëritja tingujve)*.


-----
1. Sutton Hoo, pranë Woodbridge, Suffolk, është relikë Anglo-Saksone e një varrimi me anije e fillimit të shek të 7të zbuluar në 1939.

2. Cædmon,
ishte një poet dhe prift Anglo-Sakson. Ai është një nga 12 poetët
Anglo-Saksonë që është gjendur i dokumentuar, si dhe vetëm një nga tre
poetët për të cilët sot ka dokumenta biografike si dhe shkrime
origjinale.

3. Bede, njihet si Shënjti Bede ose Beda
(nga latinishtja), viti 672 ose 673 – 27 Maj, 735, ishte murg në
manastirin e Shën Pjetrit në Wearmouth.

4.Kryqi Ruthwell është një nga ato pak krijime artistike që i shpëtuan shkatërrimit ose vjedhjes gjatë pushtimit Anglez në Skocinë jugore.
-----
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezia Angleze
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Gjuhët ndërkombëtare :: Gjuha Angleze-
Kërce tek: