AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Shqipja standarte

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
ar2yy
vip


Numri i postimeve : 55
Join date : 13/02/2009
Location : Kosovë/Drenas

MesazhTitulli: Shqipja standarte   Fri Feb 13, 2009 11:29 pm

Shqipja standarte


Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si
varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një
proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i
saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes
Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen për te krijuar alfabetin
shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte
i pari që shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet
traktatit të tij, parathënies së “Evetr”-it të pare dhe shume shkrimeve
të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare,
përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të
panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua
një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i
dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me
synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori
kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i
Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy
variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti
letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre
varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej
zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte
shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti
turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i
Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në
qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas
shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i
mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame
(dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja
diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha
shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të
Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin
alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni
letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi
si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e
letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar
për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes
afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar
të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi
disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e
shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për
drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i
Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë
Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare
kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te
organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme
për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa
projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy
konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e
gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i
ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të
zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë,
në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes
letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e
udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti
i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën
zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë.
Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për
njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.
Projekti “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes “ i vitit 1967, pas një
diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e
Drejtshkrimit të Shqipes, që u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili
ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si
Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.
Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë
nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga
Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e
berë deri atëherë për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë,
në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë
një gjuhë letrare të njësuar”.
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej
kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por
në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të
rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, siç janë
“Drejtshkrimi i gjuhes shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme
letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori
Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme
shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me
një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt
analitizmit. Një pjesë e mirë tipareve të saj fonetike dhe gramatikore,
janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë
tjeter janë zhvillime te mëvonshme.
Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë
fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin
të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a,
b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y,
z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me
shkronja diakritike (ë, ç).
Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjatë
fleksionit. Në shumicen e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi
bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka
një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende
mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish
(mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt
zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të
tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe
lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në
rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasen
gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj).,
te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me
mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~
desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i
madh, i ndershëm) dhe të panyjshem (trim, besnik). Te numërorët përdor
kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan
edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19,
formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj
dhjetshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në
gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka një sistem të
pasur formash menyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të
trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë
evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë menyra; (dëftore,
lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të
pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhëshme
ndërtohet në menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua)
+ lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për
të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshem është rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të
veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë
e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të
formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si
pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë
shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e
vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe
nga turqishtja.
Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e
Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të
Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamerisë në Greqi. Shqipja
flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në
Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e
ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë
dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe sudjohet në disa universitete dhe qëndra
albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Plermo,
Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.AlbKosova.TK
 
Shqipja standarte
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Çështja kombëtare :: Gjuha shqipe-
Kërce tek: