AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Mësohuni të hani më pak

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
GenttoGolD
Admin


Numri i postimeve : 237
Join date : 10/02/2009
Location : Kosovë/Drenas

MesazhTitulli: Mësohuni të hani më pak   Fri Feb 13, 2009 11:24 pm

Mësohuni të hani më pak

Keni uri? Pini supë, zvogëlojeni llojllojshmërinë e ushqimit në
frigorifer, apo merrni erë qiriut aromatik. Në këtë mënyrë mund ta
“mashtroni” urinë tuaj
Ka njerëz që mund të hanë sasi të mëdha ushqimesh për mëngjes, drekë e darkë, derisa të tjerëve ju mjafton një thërrime që të ngihen. Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e parë, mos u
dëshpëroni. Ua sjellim disa mënyra për “mashtrimin” e ndjenjës së urisë.
Hani proteina për mëngjes - Ato, në të vërtetë, do t’ju mbajnë më
gjatë të ngopur, me ç’rast do të merrni 267 kalori më pak, thonë
shkencëtarët nga Universiteti “St. Louis”. Pra, hani më shumë në
mëngjes, për të ngrënë më pak gjatë ditës.
Flini të paktën tetë orë - Nëse nuk flini sa duhet, do të keni më shumë uri. Pra, flini mjaft, në mënyrë që të keni më pak uri.
Nuhateni aromën e preferuar - Shkencëtarët kanë konstatuar se
reagimi i trurit të njerëzve që hanë ushqim të yndyrshëm, është i
njëjtë me reagimin e trurit të njerëzve që nuhasin aromë të këndshme.
Pra, kur t’ju kapë uria, merreni një qiri aromatik dhe nuhateni, për të
mos ngrënë çka të gjeni në shtëpi.
Pini supë - Nëse e filloni drekën me supë perimesh, me gjasë do të
merrni 20% më pak ushqim kryesor. Të paktën, kështu thonë shkencëtarët
amerikanë.
Bëni shujta më të vogla - Kurrë mos i mbushni pjatat plot me ushqim.
Me gjasë se do ta hani tërë ushqimin, përkundër faktit që, me të ngrënë
të gjysmës së pjatës, do të ngopeni.
Pakësojeni llojllojshmërinë e ushqimeve në frigorifer Ëmbëlsirat,
llojet e ndryshme të djathërave, sallami, kuleçtë, të gjitha këto
ushqime, sa herë që ta hapni frigoriferin, ju tundojnë që t’i provoni.
Nëse keni më pak ushqime në dispozicion, do të hani më pak.


Me respekt,GenttoGolD
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mësohuni të hani më pak
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Te mësojmë me shume :: Mjekësi-
Kërce tek: