AlbKosova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Genta Ismajli: Kenga eshte jeta ime

Shko poshtë 
AutoriMesazh
GenttoGolD
Admin
GenttoGolD


Numri i postimeve : 237
Join date : 10/02/2009
Location : Kosovë/Drenas

Genta Ismajli: Kenga eshte jeta ime Empty
MesazhTitulli: Genta Ismajli: Kenga eshte jeta ime   Genta Ismajli: Kenga eshte jeta ime EmptyTue Feb 24, 2009 11:33 pm

Genta Ismajli: Kenga eshte jeta ime

Këngëtarja Genta Ismaili thotë se nuk kursehet që t’i ofrojë përherë publikut diçka më ndryshe, sepse po i ofrove të njëjtën gjë publikut, atëherë nuk do të ishte më shumë interesant as për mua si këngëtare profesionale dhe as për publikun. Në vazhdim për më shumë lexoni intervistën me Genta Ismailin për gazetën “Kosova Sot”.

”Kosova Sot”: Në paraqitjet tuaja gjithnjë performoni ndryshe, si e arrini këtë?
Gentiana Ismaili: Unë gjithnjë jam munduar që t’i jap publikut diçka më ndryshe, sepse po i dhe të njëjtën gjë nuk do të ishte më shumë interesante as për mua si këngëtare profesionale dhe as për publikun. Unë them që është shumë e vështirë të realizosh atë që me të vërtetë ti e mendon te ne, sepse askush për mendim timin nuk i jep punës së vet aq rëndësi sa për të dalë diçka e jashtëzakonshme. Në këso rrethanash të nevojitet një ekip i cili ndoshta më shumë se unë vetë do t’i jepte rëndësi dukjes time më mirë. Po flas për rrobaqepësit, për parukierët, për dizajnerët, për produksionet e ndryshme që realizojnë klipet tona. Duhet patjetër të japësh maksimumin nga vetja për t’i realizuar këto të gjitha, për të dalë diçka afër prej asaj që e mendoj unë. Por, prapë jam shumë e kënaqur, sepse jam inspirim i vajzave po ashtu edhe i grave, të cilat në shumicën e rasteve më kërkojnë modele të ndryshme të fustaneve të mia. Po ashtu, jam shumë e lumtur që inspiroj edhe këngëtare të ndryshme, të cilat tani ndihen tamam. Kjo më bën mua shumë të lumtur, sepse për mua është shumë me rëndësi të sjell një stil të ri, të cilin e pëlqejnë, andaj këtë edhe mundohem t’ia arrij.

”Kosova Sot”: Së fundi keni nxjerrë në treg videoklipin e këngës “E pamundur”, si e komentoni këtë?
Gentiana Ismaili: Për këtë klip të këngës “E pamundur” punuam një javë. Kënga është nga Ilir Berani, të cilit i falënderohem shumë. Këtë klip e ka marrë përsipër regjisorja Arta Kallaba, e cila është përkujdesur për të gjitha, përveç kamerës që ka xhiruar Bekim Korça. Arta insistoi që klipin ta bëjmë sa më të thjeshtë, që të dalë sa më origjinal. Kërkoi nga unë më shumë rëndësi t’i jap aktrimit. Unë u gëzova shumë, sepse edhe aktrimin e dua shumë. Më tha që lotët duhet t’i nxjerr të vërtetë. Nuk më intereson mua për çfarë ti do të qash, më tha. Kryesorja është që unë qava me të vërtetë në këtë klip dhe përjetova të gjithë atë që ishte në tekstin e këngës “E pamundur”. Ishte një eksperiencë e re edhe një ndjenjë krejtësisht tjetër prej atyre klipeve me këngë ritmike që kam realizuar deri më tani. Nuk më intereson a më del fytyra edhe aq e bukur sa më intereson që të jap një emocion origjinal edhe te publiku, njëjtë ashtu siç e përjetova edhe unë. Videoklipin e punuam me produksionin “Magic eye”.

”Kosova Sot”: Kush është sponsor i këtij videoklipi?
Gentiana Ismaili: Unë, në asnjërin videoklip nuk jam sponsoruar, por e gjithë kjo ka qenë projekt i produksionit “Arboni”.

”Kosova Sot”: Jeni duke punuar në ndonjë projekt?
Gentiana Ismaili: Po, jam duke punuar në albumin në gjuhën angleze. Unë për këtë ndihem shumë krenare, pasi edhe dy këngë në këtë album do të jenë nga Kara Dioguardi, tashmë është edhe juriste në “American Idol”. Ajo më vlerësoi si një këngëtare që përmbush të gjitha kushtet për tregun ndërkombëtar dhe kjo gjë më dha vullnet edhe më shumë në mënyrë që të punoj në këtë album. Përndryshe, ndihem shumë mirë, por të njëjtën kohë edhe me shumë stres, sepse është një përgjegjësi shumë e madhe ta nxjerrësh një album të suksesshëm në gjuhën angleze. Me sa fuqi që kam do të mundohem që ky album të jetë me këngë sa më të bukura.

”Kosova Sot”: Kush janë bashkëpunëtorët tuaj në albumin që jeni duke përgatitur?
Gentiana Ismaili: Në këtë album bashkëpunëtor është Xhon Goci, menaxheri im që kam në Amerikë, të cilin e falënderoj që në çdo moment më rri në krah dhe më ndihmon për çdo gjë. Vetëm e ka një problem. Nuk mund të pajtohet se si shkon biznesi i muzikës në Kosovë. Bashkëpunëtore imja është edhe Kara Dioguardi, po ashtu edhe produksione të tjera, të cilat tani nuk mund t’i përmend me emra.

”Kosova Sot”: Sa jeni e kënaqur me karrierën tuaj?
Gentiana Ismaili: Unë jam shqiptare e rritur në Amerikë, ndërsa karrierën e fillova në vendlindjen time me këngë shqipe. Për suksesin tim, që kam arritur deri tani, duhet falënderuar familjen, adhuruesit, mediet, Florin Halitin, gazetarët etj. Është koha që unë të realizoj edhe këngë në gjuhën angleze, e cila është gjuha ime e dytë, për mos ta lënë anash as Amerikën time të dashur ku kam kaluar gjysmën e jetës sime. Sikur mos ta realizoja këtë, nuk do të ndihesha e kompletuar. Përndryshe, adhuruesit e mi më kanë përkrahur gjithnjë me atë që kam bërë në këto 5 vjetët e fundit dhe vazhdojnë të më përkrahin. Po të mos ishte përkrahja e adhuruesve të mi, unë sigurisht që nuk do të kisha pasur vullnet për të punuar. Për këtë unë do të mundohem që të mos dal nga stili im, edhe pse këngët do të jenë në gjuhën angleze.

”Kosova Sot”: Si e shihni veten në të ardhmen?
Gentiana Ismaili: Kënga është jeta ime, adhuruesit e mi janë shpirti im. Me atë që kam arritur deri tani në këngë jam e kënaqur më shumë se kurrë. Pra, këngën time dëshiroj ta njohë e tërë bota. Kjo është një dëshirë që do të doja të realizohet. Por, nëse nuk realizohet, atëherë unë prapë do të punoj të arrij ëndrrat e tjera që kam, sepse unë nuk e kam vetëm një ëndërr.

”Kosova Sot”: Diçka për fund?
Gentiana Ismaili: Më duket sikur dje kam filluar karrierën. Ende kam shumë gjëra të bukura për t’i dhënë publikut, të cilin e dua dhe po të kisha mundësi të fluturoja, do t’i prekja duart e të gjithë adhuruesve të mi duke i falënderuar ata.

Burimi: Kosova Sot
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Genta Ismajli: Kenga eshte jeta ime
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Genta Ismajli - E pamundur
» Genta Ismajli - E pamundur
» Adelina Ismajli - Me merr
» Ç'është ekonomia ?
» Cila eshte....?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Info & Lajmerime :: V.I.P-
Kërce tek: