AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Hashim Thaci

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
GenttoGolD
Admin


Numri i postimeve : 237
Join date : 10/02/2009
Location : Kosovë/Drenas

MesazhTitulli: Hashim Thaci   Fri Feb 20, 2009 10:11 pm

Hashim Thaci

Hashim Thaçi është kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Vitet e fëmijërisë

Hashim Thaçi u lind në Burojë të Skenderajit me 24 Prill 1968, në kohën kur Kosova ndodhej nën okupimin serbo-jugosllav. Hashimi është i biri i Haxhiut dhe Hyres nga Buroja e Skenderajit.Në familje, ai i mësoi vlerat e familjes dhe komunitetit. Në fermën e babait të tij Hashim Thaçi, mësoi disiplinën dhe shpërblimin për punët e vështira. Në këtë rreth, Hashimi filloi ta vlerësoi ambientin që e rrethon. Ai u rrit në familje të madhe, në mesin e 4 vëllezërve dhe motrave, ku kuptoi se ishte e nevojshme të dallohej. Në këtë familje të madhe u farkëtua shpirti i liderit të ardhshëm. Mësimet e para i ndoqi në shkollën fillore “Liria” në Turiqevc. Si fëmijë dallohej në rrethin e tij për interesimin që kishte ndaj lexim të Librave. Mësimet e mesme pastaj i ndoçi në Tuqevcë dhe Qendren e Arsimit të Mesem të Skenderajit “Ramiz Sadiku”.

Studimet

Në fund të viteve të tetëdhjeta, Thaçi regjistrohet në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Historisë. Në Universitetin e Cyrihut në Zvicër (1996), i ndjek studimet postdiplomike në lëmin e Historisë së Evropës Juglindore dhe shkencave politike, deri në fillim të vitit 1998.

Aktiviteti Politiko-Ushtarak 1990 - 1997

Pas diplomimit si Prorektor, Hashim Thaçi, fillon të merret në mëmyrë aktive me organizimin e lëvizjes studentore për shpalljen e pakënaqësisë me pushtetmbajtësit e asja kohe. Pas një kohe bie në sy të pushtetit dhe për më se dy vite kalonë në ilegalitet. Nga ilegaliteti kalon në Zvicër ku vazhdonë më tej veprimtarin e tij kundër okupimit serb në Kosovë si dhe studimet Postdiplomatike në Univeritetin e Cyrihut (Zürich). Në Zvicër, Hashim Thaçi antarësohet në Lëvizjen Popullore të Kosovës, organizatë politike e cila mori vendimin për themelimin e UÇK-së. Si i dërguar nga LPK-ja, Hashim Thaçi, angazhohet ne krijimin e lidhjeve me grupet e armatosura që asokohe vepronin në Drenicë të kryesuara nga Adem dhe Hamëz Jashari. Kështu ai disa herë hyn në Kosovë ilegalisht dhe vendos lidhjet me grupin e armatosur, nga bërthama e të cilit më vonë do të krijohet Shtabi i Zonës Operative të Drenicës në kuadër të UÇK-së. Pas themelimit të UÇK-së, policia serbe dështon në përpjekje për ta burgosur më 1993.

Gjatë kësaj periudhe sa ishte në Perëndim, z. Hashim Thaçi shpesh herë kthehet ilegalisht në Kosovë, për t’i forcuar formacionet e UÇK-së në terren. Në vitin 1997, Hashim Thaçi merr pjesë në një nga aksionet e famëmadhes UÇK, para shfaqjes së saj publike ku së bashku me Adem Jasharin dhe shokët e tjerë, sulmojnë stacionin policor të Drenasit. Për këtë shkak, Hashim Thaçi dënohet 10 vjet burg në mungesë nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. I dënuar në të njëjtin proces nga kjo gjykatë, ishte edhe komandanti legjendar Adem Jashari me 20 vite burg.

Lufta Çlirimtare 1998-1999

Z. Hashim Thaçi është ndër themeluesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (1992). Si bashkthemelues i saj, gjatë viteve të luftës, ishte drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë post ia beson Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Këtë post e mban deri me 19 shtator 1999, kur UÇK transformohet në TMK.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Kosovën, të mbajtur në Rambuje të Francës, (6 – 22 shkurt 1999) z. Hashim Thaçi ishte Kryesues i Delegacionit të Kosovës. Konferenca përfundoi në Paris më 18 mars 1999, ku pas nënshkrimit të palës shqiptare, iu hap rruga intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën.

Në mars 1999 z. Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës (Qeveria e Unitetit).

Aktiviteti në bërjen e Shtetit të Kosovës 1999 - 2007

Pas luftës, si Kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, z. Hashim Thaçi udhëhoqi negociatat me faktorin ndërkombëtar dhe është nënshkrues i Marrëveshjes për transformimin e UÇK-së, në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Me fillimin e punës së Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), si strukturë e përbashkët qeverisëse me misionin e OKB-së në Kosovë (UNMIK), ishte anëtar i këtij Këshilli prej janarit 2000, deri në zgjedhjet e para parlamentare 2001.

Në tetor të vitit 1999 së bashku më shokët e tij të LPK-së, e themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës (PPDK), ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), z. Hashim Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK). Z. Hashim Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së edhe në Kuvendin e Dytë (2002) dhe të Tretë Zgjedhor (2005).

Në tri legjislatura të Kuvendit të Kosovës është zgjedhur deputet. Është lider politik me numër më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë.

Prej vitit 1999, z. Hashim Thaçi ka afirmuar dhe mbrojtur çështjen e Kosovës me shumë ligjërata dhe fjalime, në dhjetëra universitete dhe institute prestigjioze të vendeve Perëndimore. Në shtypin vendor, rajonal dhe atë ndërkombëtar ka botuar shkrime dhe artikuj të shumtë.

Gjatë procesit negociator (2005 – 2007), të udhëhequr nga i dërguari i Posaçëm i OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, z. Hashim Thaçi ishte anëtar i Ekipit të Unitetit. Dokumenti i Ahtisaarit rezultoi me propozimin gjithpërfshirës për pavarësinë e Kosovës.

Zgjedhja Kryeministër dhe Shpallja e Shtetit të Kosovës 2008

Pas fitores së Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit 2007, z. Hashim Thaçi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Kosovës, më 9 janar 2008. Me 17 shkurt 2008, Kryeministri Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës shpall Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Burimi: Wikipedia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Hashim Thaci
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Çështja kombëtare :: Personalitete Shqiptare-
Kërce tek: