AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Korrupsioni, 3 mije leke per te kaluar klasen ne gjimnaz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
GenttoGolD
Admin


Numri i postimeve : 237
Join date : 10/02/2009
Location : Kosovë/Drenas

MesazhTitulli: Korrupsioni, 3 mije leke per te kaluar klasen ne gjimnaz   Thu Feb 19, 2009 6:23 pm

Korrupsioni, 3 mije leke per te kaluar klasen ne gjimnaz

Tremijë lekë të reja kushton kalimi i klasës vetëm në një lëndë në shkollat e mesme sot në kryeqytet. “Fiks Fare” denoncoi dje rastin e marrjes së ryshfetit nga ana e një mësueseje të një shkolle të mesme të përgjithshme në kryeqytet, e cila, kundrejt shumës tremijë lekë, premton notë kaluese për nxënësin, i cili nuk ka të drejtë të hyjë fare në provim për shkak të mungesave.

Ngjarja e denoncuar dje në emisionin “Fiks Fare” ka ndodhur në fund të sezonit të kaluar shkollor, në shkollën e mesme të përgjithshme në Tiranë, “Aleks Buda”.

Mësuesja e Fizikës në këtë shkollë, Armanda Nikollai, bën pazar me gazetaren e “Fiks Fare” për notën kaluese të nxënësit të vitit të tretë të kësaj shkolle.

Në ditën e parë të takimit, mësuesja nuk pranon që të japë OK për notën kaluese të nxënësit kundrejt pagesës dymijë lekë. Takimin e lënë për një ditë tjetër në kafene.

Pasi i fusin në fletore tremijë lekë, mësuesja, duke bërë gjeste pohuese, konfirmon se nxënësi për të cilin po paguhej do të kalonte klasën, pasi t‘i vinte në provimin e 20 përqindëshit.

Biseda me mësuesen e Fizikës, Armanda Nikollai, mësuese në shkollën “Aleks Buda”, në Tiranë

Dita tjetër

Fiksi - Zyshe mirë?

Mësuesja - Ç‘kemi moj zysh? Ç‘a më bëre mua t‘i moj? Si vini moj në orë të mësimit?

Nxënësja e shkollës - Nuk e ka ditur.

Fiksi - Të vij pastaj? Kur mbaron kjo orë, e gjysmë?

Mësuesja - Të mbaroj mësimin dhe flasim.

Nxënësja e shkollës - Të presim jashtë?

Fiksi - Ok.

Mësuesja - Kemi prapë të njëjtën gjë. Ti më ke turpëruar mua atë ditë me këtë, se ky më ka zëvendësuar mua dhe unë jam e piketuar. Ti më thoshe bëjmë me kaq e s‘bëjmë me aq…ai ishte prezent aty (bëhet fjalë për drejtorin e shkollës).

Nxënësja e shkollës - Aty ishte ai?

Mësuesja - Po aty moj zysh, ishte mbrapa kurrizit tonë. Po ti kush do që kalon d.m.th….

Fiksi - Nuk e dija.

Mësuesja - D.m.th se unë do piketohem, fillon, shikon emër pastaj…

Nxënësja e shkollës - Pse filloi ai?

Mësuesja - Ou! Pastaj më thirri në drejtori.

Nxënësja e shkollës - Në sy i fole ti?

Fiksi - Nuk e di. Unë s‘e njoh as drejtorin as njeri.

Mësuesja - Kushdo qoftë…Kushdo qoftë, ç‘punë ke ti?

Fiksi - Të më kishe bërë një pickim, unë do ta kisha kuptuar.

Fiksi- Zyshe na fal. Do vijmë pastaj nga ora 10:00. Po deshe bisedojmë edhe jo brenda ambienteve…

Mësuesja - Unë do dal pastaj sa të mbaroj kjo orë, do shkoj pastaj te tetëvjeçarja tek “Ahmet Gashi”.

Nxënësja e shkollës - D.m.th do dalësh këtej lart?

Fiksi - Zyshe ulemi dhe në kafe, sa të pimë një kafe dhe më mirë aty se nuk ju shikon njeri pastaj.

Fiksi- Po të presim nga ora 10:30.

Mësuesja merr fletoren ku janë vendosur lekët (3000 mijë lekë të reja).

Fiksi - D.m.th tani Klajdi është i përfunduar? Se ne e kemi me merak.

Fiksi - Që unë ta mbledh mendjen, dua vetëm një konfirmim.

Miraton me tundje koke.

Nxënësja e shkollës - Ato pyetjet t‘i studiojë tani, t‘i shikojë…

Mësuesja - Po. Të mësojë…

Nxënësja e shkollës - T‘ia nis një çik me atë, e ke vetë ti parasysh. T‘ia nis, t‘ia zgjidh unë ushtrimet.

Flet pasi mori lekët. Nxënësi në fjalë nuk futej në provim sepse kishte 50% të mungesave dhe është i pakualifikuar, nuk i lejohet të futet në provim.

Mësuesja - Të mësojë, ka 20%. Në 20% duhet të më vijë patjetër.

Fiksi - Në rregull. D.m.th tani u mbyll ky muhabet. Është Ok nga ana jote!

Mësuesja konfirmon përsëri me kokë.

Mësuesja - Të mësojë. Dakord. Por në 20 përqindësh duhet të më vijë patjetër.

Fiksi - Në rregull. Do vijë në 20%.

Fiksi - D.m.th me 30 je e kënaqur se kaq kishim mundësi.

Mësuesja- Asnji, asnji…(flet kështu që të mos kuptohet nga koleget ngjitur). Po hë moj zysh…(vë në dukje të largohemi)

Fiksi - Po patjetër, vetëm ngaqë dua të më japësh konfirmim për Ok, se më kupton që është me merak. (Ka pamjet e konfirmimit)

Fiksi- Ok, faleminderit, mirupafshim!

Burimi: Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Korrupsioni, 3 mije leke per te kaluar klasen ne gjimnaz
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Shtypi dhe politika :: Aktualitete shoqërore-
Kërce tek: