AlbKosova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 kosova behet 1 vjec

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ergys
Admin
ergys


Numri i postimeve : 91
Join date : 11/02/2009
Age : 33
Location : ne zemren e fjolles

kosova behet 1 vjec Empty
MesazhTitulli: kosova behet 1 vjec   kosova behet 1 vjec EmptyTue Feb 17, 2009 6:26 pm

Si sot nje vit me pare Kosova shpalli pavaresine e saj, duke u bere keshtu shteti i dyte shqiptar ne Ballkan.

Me 17 shkurt 2008 parlamenti i Kosoves me ane te nje deklarate shpalli pavaresine dhe krijimin e shtetit me te ri ne bote. Pavaresia kulmoi nje seri perpjekjesh shume te medha te kosovareve dhe gjithe shqiptareve per te ndrequr nje padrejtesi historike gati nje shekullore.

Pas clirimit ne vitin 1999 me ndihmen e forcave te NATO-s, Kosova hyri ne nje periudhe te gjate tranzicioni dhe ne fund me bekimin e fuqive te medha shpalli pavaresine e saj.

Edhe ne kete pervjetor temperaturat jane te ulta, por atmosfera eshte shume e ngrohte. Kjo eshte nje dite e madhe per te gjithe shqiptaret dhe sot ajo do te jete nje feste.

Ne Prishtine kane shkuar nga te gjitha anet e botes kudo qe jetojne shqiptare me mijera persona per te festuar.

Prishtina eshte mbushur me flamujt kuqezi, flamujt e vendeve te ndryshme dhe me ate te Kosoves. Nje koncert i madh pritet te mbahet sot ne Prishtine.

Festime do te mbahen edhe ne qytete te tjera. Nderkohe, masat e sigurise jane shtuar pasi priten edhe tensione, sidomos ne pjesen veriore te Mitrovices.

Per kete arsye, dje ka pasur takime mes krereve te policise, KFOR-it dhe EULEX-it. Pjese e masave te sigurise eshte edhe nje kontigjent prej 600 trupash te KFOR-it, qe kane mberritur ne Kosove para dy ditesh.

Nderkohe, nje ceshtje te ciles do t’i kushtohet vemendje do te jete ajo e deputeteve serbe, te cilet kane vendosur qe te hyjne ne territorin e Kosoves, duke pretenduar se pavaresia nuk eshte shpallur dhe se Kosova eshte ende Serbi.

Ata do te kerkojne te sfidojne shtetin e ri dhe te lene ne hije festen e pavaresise. Mediat e huaja jane mbledhur ne Prishtine dhe vemendja do t’u kushtohet atyre.

Pyetja qe shtrohet eshte se, si eshte e mundur qe keta deputete te hyjne lirisht ne Kosove? EULEX dhe UNMIK thone se nuk eshte pergjegjesi e tyre te ndalojne deputetet serbe, nderkohe qe zedhenesi i qeverise kosovare deklaroi se ata jane shtetas te lire.
burimi :top-chanel
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albkosova.tk/
 
kosova behet 1 vjec
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova (1912-1945)
» kosova e pavaruar vagabondi feat hysni zela
» Britani, 13 vjeçari bëhet baba
» Alessandro Del Piero do të bëhet baba për herë të dytë
» Britani, 13 vjeçari bëhet baba - VIDEO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Shtypi dhe politika :: Shtypi i ditës-
Kërce tek: