Sulmon gruan se shkroi ne “Facebook” se ishte beqare
Një bashkëshort xheloz në Britaninë e Madhe u tërbua kur pa se në adresën e internetit “Facebook”, gruaja e tij shkruante se ishte beqare, dhe jo e martuar. Ai është arrestuar dhe pritet të dënohet. Ata po kalonin një periudhë ndarjeje, dhe rezultati ishte divorci. 41-vjeçari, Edward Richardson, u zemërua keq kur pa se gruaja 26-vjeçare shkruante në “Facebook” se ishte e lirë. Tërbimi i momentit është i rrezikshëm, pasi ai shkoi menjëherë në shtëpinë ku rrinte për ta sulmuar. Kjo është ngjarja e dytë e këtij lloji në Britaninë e Madhe brenda një viti.
Burimi: Tirana Observer