AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Kaka do të jetë përjetë i Milanit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
egzonho



Numri i postimeve : 7
Join date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Kaka do të jetë përjetë i Milanit   Tue Feb 17, 2009 7:27 pm

Kaka do të jetë përjetë i Milanit !

Ricardo Kaka do të jetë pjesë e klubit të Milanit edhe për një kohë të gjatë. Këtë gjë e deklaron vetë futbollisti për kanalin brazilian 'Sport TV' menjëherë pas humbjes së derbit këtë fundjavë me Interin. Fjalët e supertalentit Brazilian qetësojnë mjaft tifozët e Milanit në këtë moment jo të mirë që po kalon skuadra e tyre.

“Në futboll ka momente të mira dhe të këqinja, - deklaron Kaka për televizionin brazilian. Por, nëse je një klub i madh, atëhere do të rikthehen momentet pozitive për të fitur trofe. Në jetën time futbollistike janë dy shembuj, Rogerio Ceni dhe Paolo Maldini”.

Ricardo Kaka në intervistën e tij për Sport TV ka përforcuar edhe një herë “JO”-në në drejtim të Manchester Cityt, apo cilit do klub tjetër që është i interesuar për të.

“Në ditët e fundit të negociatave të mia me Manchester Cityn ishin tifozët ata që u bënë vendimtarë. Dëshira e tyre që unë të qëndroja në Milano ishte e madhe, dhe për mua kjo ishte shumë e rëndësishme”, shprehet futbollisti i Milanit, Ricardo Kaka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kaka do të jetë përjetë i Milanit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Sport :: Sporti Nderkombëtar-
Kërce tek: