AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Kosova (1912-1945)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
GenttoGolD
Admin
avatar

Numri i postimeve : 237
Join date : 10/02/2009
Location : Kosovë/Drenas

MesazhTitulli: Kosova (1912-1945)   Mon Feb 16, 2009 2:43 pm

Vilajetin e Kosovës e Shkupin dhe qytetet e tjera në Maqedoni, i kanë çliruar shqiptarët më 1912, por Serbia me fuqi të madhe ushtarake e armatim modern rus të kohës, e ka okupuar Kosovën përkohësisht. Me humbjen e luftës kundër austriakëve më 1915, ushtria e qeveria serbe ikin në Shqipëri ku bëjnë gjenocid ndaj popullsisë civile.[1].

Kah fundi i vitit 1918, Serbia përsëri e okupoi Kosovën, me ndihmën e ushtrisë franceze.Me Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 dhe Konferencën e paqes në Paris më 1920, u copëtuan trevat etnike shqiptare, duke iu dhuruar fqinjëve tanë grekë e sllavë më se 2/3 e tyre, pra rreth 60 mijë kilometër katrorë[2] ndër to ishte edhe Vilajeti i Kosovës. Ky okupim zgjati rreth 20 vjet, deri në prill më 1941, kur ushtria gjermane e dëboi ushtrinë jugosllave nga Jugosllavia, madje vetëm brenda 7 ditëve.[3]. Kështu Kosova përsëri iu bashkua Shqipërisë, siç ka qenë edhe gjatë Luftës së parë botërore. Pra, sa herë që ka hyrë Serbia në Kosovë, ajo ka qenë vetëm okupatore e përkohshme e asgjë tjetër, madje edhe kur ajo vetë ka qenë vasale e fqinjëve, sidomos e Turqisë.[4]

Deri te okupimi i plot

Gjatë viteve 1918-1941, Serbia mori masa të ndryshme drastike për t’i shpërngulur shqiptarët nga trojet e tyre etnike dhe për t’i kolonizuar në to kolonët serbë e malazezë. Akademiku Vasa Çubrilloviq, ia ka paraqitur qeverisë mbretërore një referat gjenocidial më 1937, për zhdukjen e shqiptarëve nga Jugosllavia. Këtë referat qeveria jugosllave, përkatësisht serbe, e ka zbatuar me dhunë të përhershme ndaj tyre, me taksa të rënda, burgim të njerëzve të pafajshëm, tortura e vrasje, kështu që më se 250 mijë shqiptarë janë detyruar t’i braktisin trojet e tyre e të vendosen në shkretëtirat e Anadollit në Turqi dhe pjesërisht në Shqipëri. Në atë kohë, vetëm në fillim, janë vendosur në Kosovë, në pronat e uzurpuara shqiptare, më se 60 mijë kolonë serbë e malazezë. Për ta kamufluar këtë terror ndaj popullsisë së qetë shqiptare, qeveria e Beogradit deklaronte se kjo është vetëm ‘’reformë agrare’’, ‘’akcion i mbledhjes së armëve’’, ‘’akcion kundër komitëve dhe armiqve të shtetit’’ etj.[5].

Akademiku Çubrilloviq shkruante në referatin e tij se qeveria duhet të organizojë djegëjën e fshatrave dhe vrasjen e shqiptarëve natën, kurse ditën duhet të simulojë gjoja ndjekjen e aktorëve të krimeve të natës. Madje, ai propozonte se për aksione të tilla terroriste është më i përshtatshëm fisi malazias Vasojeviq, i cili duhet të angazhohet në këtë akcion.[6]. Një referat tjetër të ngjashëm më këtë, Çubriloviqi e ka shkruar në tetor më 1944 për Qeverinë jugosllave-komuniste, e cila erdhi në pushtet me ndihmën e armatës kuqe sovjetike. Edhe gjatë sundimit të Jugosllavisë social-komuniste, ndaj shqiptarëve u morën masa drastike dhe gjenocidiale, kështu që u detyruan të shpërngulen për në Turqi e Shqipëri më se 250 mijë vetë.


Krijimi i kufinjëve të ri të Kosovës

“ Toplica ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kan qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë.[7] “Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar të konfesionit musliman.[8] Në Prokuple me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. [9] Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome” [10].

Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 - 1924 si dhe atyre 1934 - 1941. Në atë periudhë, në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë serbë dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja sllave[11]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ergys
Admin
avatar

Numri i postimeve : 91
Join date : 11/02/2009
Age : 27
Location : ne zemren e fjolles

MesazhTitulli: Re: Kosova (1912-1945)   Tue Feb 17, 2009 2:14 am

historia nuk harrohet po kosovaret gjithmone kane ditur ti mbroje trojet e tyre me trimeri e me guxim te pashoq. mjafton te permendim azem galicen e adem jasharin pa llogaritur edhe me mijera trima te tjere qe kane dhen gjakun per kosove.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albkosova.tk/
 
Kosova (1912-1945)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Çështja kombëtare :: Çështja kombëtare-
Kërce tek: