AlbKosova Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
AlbKosova Forum

www.VetemSport.TK
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Hannover, pas 77 ditësh, Lala kthehet në stërvitje

Shko poshtë 
AutoriMesazh
ergys
Admin
ergys


Numri i postimeve : 91
Join date : 11/02/2009
Age : 33
Location : ne zemren e fjolles

Hannover, pas 77 ditësh, Lala kthehet në stërvitje Empty
MesazhTitulli: Hannover, pas 77 ditësh, Lala kthehet në stërvitje   Hannover, pas 77 ditësh, Lala kthehet në stërvitje EmptySun Feb 15, 2009 3:04 am

Altin Lala, mesfushori i Kombëtares kuqezi dhe Hanoverit në Bundesligë, më në fund është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës gjermane.
32-vjeçari shqiptar ka zbritur në fushë të mërkurën pasdite, për të zhvilluar seancën e parë stërvitore 77 ditë pas operacionit në shtyllën kurrizore, pasi kishte probleme në hernien fiskale.
Ai i ishte nënshtruar operacionit më 26 nëntor 2008. Sipas gazetës prestigjioze gjermane “Bild”, futbollisti 1.72 metra i gjatë, që mban nofkën “xhuxhi luftarak”, ka demonstruar një formë të mirë dhe një dëshirë të madhe për të luajtur, ashtu si në kohët më të mira.
“Të vraposh dhe të shënosh përsëri gola është me të vërtetë kënaqësi e madhe”, është shprehur Lala në seancën e parë stërvitore. Por deri në rikthimin e zëvendëskapitenit të Hanoverit në skenën e Bundesligës do të duhet ende kohë. “Nuk ndihem ende plotësisht i fuqishëm dhe më mungon shkëlqimi. Në dy apo tri javë besoj se do të kthehem sërish në formën më të mirë”, nënvizon Lala.
Njëri nga veteranët e Hanoverit, Tarnat, thekson se mungesa e Altin Lalës është ndjerë shumë në skuadër. “Mungesa të tilla kanë shkaktuar një vakum në skuadër”, shprehet Tarnat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://albkosova.tk/
 
Hannover, pas 77 ditësh, Lala kthehet në stërvitje
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbKosova Forum :: Sport :: Sporti Nderkombëtar-
Kërce tek: